Mbyllen dy biznese të kriptovalutave e këmbimoreve, dy tjera gjobiten
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllen dy biznese të kriptovalutave e këmbimoreve, dy tjera gjobiten
inspektorati_kripto
10/07/2026 - 18:44
Linku u kopjua

Dy biznese që operojnë në fushën e këmimoreve dhe kriptovalutave janë mbyllur të premten, nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Ato, sipas një njoftimi nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e aktiviteteve të këtilla.

MINTI bëri me dije se pos këtyre dy bizneseve, u inspektuan edhe 12 tjera.

Dy tjera janë gjobitur për mosrespektim të orarit të punës.

IQMT thekson se operatorët ekonomikë të këtij sektori janë të obliguar të sigurojnë pëlqimin për kushtet minimale teknike nga Ministria (MINT), si dhe licencën përkatëse nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e planit operacional, me synim garantimin e respektimit të ligjit dhe funksionimin e një tregu të rregullt, transparent dhe të sigurt, edhe në këto fusha të biznesit. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026