Pesë emra të prokurorëve janë konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, afati për konkursin e të cilit është mbyllur të mërkurën më 10 qershor.
Sipas renditjes alfabetike, në këtë pozitë kanë aplikuar:
Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
Zejnullah Gashi– Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Dema, shkurtimit përmes telefonit ka thënë “po kam aplikuar”.
Prokurori Halimi ka thënë se është me interes të sistemit të drejtësisë dhe qytetarëve që kjo pozitë të plotësohet me mandat të rregullt.
Ndërsa, thirrjeve dhe mesazheve të redaksisë nuk i është përgjigjur prokurori Shqipdon Fazliu, mirëpo kandidimin e tij e kanë konfirmuar disa burime brenda sistemit prokurorial.
Kandidimin në këtë garë, e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Megjithatë, lista e plotë me të gjithë emrat që kanë kandiduar për këtë pozitë, pritet të bëhet publike ditëve në vazhdim, pasi të bëhet edhe verifikimi i aplikimeve të kandidatëve, për çështjen e plotësimit të kritereve.
Përveç emrave të konfirmuar, si kandidatë të mundshëm janë diskutuar edhe zëvendëskryeprokurori i PSRK-së, Valdet Gashi, prokurori special Admir Shala, prokurori i Gjilanit Arben Ismajli dhe prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, mirëpo të njëjtit përmes përgjigjeve me shkrim e kanë mohuar.
Kujtojmë se në atë mbledhje, anëtari Milot Krasniqi e kishte kundërshtuar shpalljen e konkursit. Ai kishte kritika për atë që e quante “nxitim të shpalljes së konkursit” pa qenë të pranishëm i gjithë Këshilli në takim, duke thënë se Këshilli nuk duhet të bie në diktatin e pushteteve tjera, derisa theksoi se kandidati Blerim Isufaj ishte refuzuar nga atëkohë presidentja Vjosa Osmani, pa një vendim të arsyetuar, raporton Betimi për Drejtësi.
“Publiku e di që ky proces është bllokuar qëllimisht tash e rreth 4 vjet. Pasi u prit kaq kohë, unë nuk e di thjesht arsyen pse sot ngutemi dhe cila është kjo urgjencë me shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit. Pse të mos presim që të krijohen kushtet ligjore dhe legjitimiteti i plotë për këtë veprim. Pse Këshilli duhet të veprojë kur për këtë proces kanë folë dhe flasin tjerët- ata që kanë më së paku të drejtë, ata që s’kanë as të drejtë kushtetuese, as ligjore e as njerëzore të përfshihen në këtë proces”, kishte thënë ndër të tjera Krasniqi.