Kosova në qendër të mjekësisë ballkanike, hapet Kongresi i 14-të i Otorinolaringologjisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova në qendër të mjekësisë ballkanike, hapet Kongresi i 14-të i Otorinolaringologjisë
Ka nisur punimet Kongresi i 14-të Ballkanik i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (ORL dhe KKQ), një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore mjekësore në rajon, i cili po mbahet në Prishtinë.
Kongresi organizohet nga Shoqata e Otorinolaringologëve dhe Kirurgëve të Kokës dhe Qafës e Kosovës në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në këtë kongres po marrin pjesë profesionistë shëndetësorë, specialistë të ORL-së, kirurgë të kokës dhe qafës, studiues dhe ligjërues të njohur nga vendet e Ballkanit, Evropa dhe më gjerë.
Gjatë këtyre tri ditëve do të ligjërojnë 50 ligjërues ndërkombëtarë dhe 40 mjekë nga vendi dhe Ballkani Perëndimor. Ata do të prezantojnë zhvillimet më të fundit shkencore dhe klinike në fushën e otorinolaringologjisë, përmes ligjëratave, prezantimeve shkencore dhe punëtorive profesionale.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.