Hapet panairi "Agrokos" në Prishtinë: Zhvillimi i bizneseve transformon ekonominë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hapet panairi "Agrokos" në Prishtinë: Zhvillimi i bizneseve transformon ekonominë
Panairi 2
03/06/2026 - 13:34
Linku u kopjua

Biznese nga vendi, rajoni e më gjerë janë mbledhur sot në panairin "Agrokos&Exopokos 2026" për të promovuar produktet dhe investimet në Prishtinë.

Në këtë panair u prezantuan ushqime e veshje tradicionale nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina. Sipas organizatorëve, në panair po marrin pjesë rreth 30 biznese nga rajoni.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, me këtë rast potencoi se synimi i tyre mbetet transformimi i ekonomisë përmes zhvillimit të bizneseve, raporton KosovaPress.

 "Organizimi i këtij formati lidhet gjithashtu me misionin e ministrisë që drejtoj, për arsye se synimi ynë mbetet transformimi i ekonomisë përmes zhvillimit të bizneseve duke shndërruar inovacionin dhe ndërmarrësinë në motor kryesor të progresit", tha Kusari-Lila.

Përfaqësuesi i kompanisë "Agrokos", Bekim Xhafa, tha panairet ndihmojnë bizneset e reja që të hyjnë në treg.

 "Në hapjen e edicionit të 26-të të Ndërkombëtar të Ekspozitës EXPOKOS, i cili për 26 vite ka shërbyer për të gjithë ato biznese start-up-e menjëherë pas luftës për t'ju mundësuar hyrjen në treg, për t'ju mundësuar të tjerëve rritjen në treg, dhe atyre që kanë pasur edhe apetitet më të mëdha, për t'ju mundësuar daljen në tregjet jashtë Kosovës, në rajonet më të largëta", tha Xhafa.

Ndërsa, presidenti i Odës Ekonomike të Bosnjes dhe Hercegovinës, Mirsad Jasarspahic, tha se prej 10 vitesh është mik i këtij panairi.

"Mund të them për veten time që nuk jam thjesht një partner i këtij panairi, por jam mik i këtij panairi. Në 10 vitet e fundit, ne kemi qenë vazhdimisht këtu me biznesmenë nga Bosnja dhe Hercegovina për të promovuar produktet tona, si dhe për të prezantuar partneritete të tjera potenciale këtu në Kosovë dhe në përgjithësi në rajonin tonë të Ballkanit", tha ai.

Edicioni i 26-të i panairit u hap me disa këngë qytetare e vallëzime tradicionale të Pogradecit.

Panairet janë bërë tradicionale që nga pas lufta, duke ndihmuar kështu bizneset e reja të dëpertojnë në treg.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026