Peci paralajmëron padi ndaj disa mediave: Lajmeve të pavërteta do t’u përgjigjemi në gjykatë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Peci paralajmëron padi ndaj disa mediave: Lajmeve të pavërteta do t’u përgjigjemi në gjykatë
Faton Peci
Foto Arkiv
29/06/2026 - 16:12
Linku u kopjua

Është mbajtur sot seanca e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku janë diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me funksionimin e komunës dhe menaxhimin e buxhetit.

Gjatë kësaj seance, kryetari i komunës, Faton Peci, ka folur edhe për raportimet e disa mediave lokale, të cilat i ka cilësuar si “Fake News”, duke paralajmëruar se ndaj tyre do të ndërmarrë veprime ligjore përmes padive për shpifje.

Peci ka thënë se lajmet, të cilat sipas tij janë të pavërteta, nuk do të ndikojnë në ndarjen e mjeteve financiare nga komuna.

“Fake News-et e mediumeve lokale do t’i kundërvihemi, që do të thotë me padi për shpifje. Kjo do të thotë që mjete financiare të mos presin prej meje, do të thotë zero e kanë pasur në fushatë, nuk kanë lënë gjë pa thënë, dhe zero do ta kenë edhe për katër vite. As mos e rritni pritshmërinë, mos prisni që të keni buxhet, i cili është i qytetarëve të Mitrovicës që ka gjendje jo të mirë ekonomike dhe sociale. Çdo ditë ka 20, 50 apo 500 lajme, madje mua nuk më rrihet pa më sharë ndonjë medium që janë të ashtuquajtura mediume në Mitrovicë. Kështu që ju inkurajoj ta përmbushni normën që ka qenë edhe në kohën e fushatës, 50 shkrime kundër meje, sepse nuk po ju rrihet pa më sharë. Lajmeve të tilla të rreme do t’iu përgjigjemi. Shpifja është pjesë e demokracisë, por pastaj duhet të sanksionohet me gjykatë. Kështu që po ka Fake News në baza ditore. Për shembull, dje ka pasur raportim për avullimin apo ikjen e diku afro 34 mijë eurove, që kjo është Fake News dhe një e pavërtetë e madhe. Kështu që nuk kemi çfarë të bëjmë, mund të na marrë edhe pak kohë vetëm të ulemi dhe ta shkruajmë pjesën e padisë për shpifje”, tha Peci.

Ai ka shtuar se ndaj lajmeve që i konsideron të rreme do të reagojë përmes rrugëve ligjore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026