Në seancën plenare të Kuvendit të Kosoëvs, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu dhe deputetevë opoizitër në lidhje me ckatimin e seancës së jashtëzakonshme për diskutim p[ër për zgjedhjen e Presidentit, sot në orën 17:00.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pyeti se si është e mundur të caktohet një seancë e tillë.
Reagoi kryetarja e Kuvendit, Haxhiu. Ajo përsëriti ftesën për të marrë pjesë në seancën e orës 17:00.
“Unë nuk di ku tjetër duhet të diskutohet për çështjen e Presidentit, nëse jo në Kuvendin e Kosovës. S’ka Zanzi bar-a më, më falni. Prandaj, deputete e nderuar, lejoni deputetët që ta ushtrojnë mandatin e tyre. Dëshirojnë që të flasin për çështjen e Presidentit dhe në këtë drejtim është e rëndësishme që të jeni të pranishëm në seancën e orës 17:00, deri atëherë duke shpresuar që kemi emra kandidatësh konsensualë për President”, tha Haxhiu.“Unë nuk e di zanzi bar-in, por e di që krizë për të zgjedhë presidentin ky vend nuk ka pasur kurrë. Hera e parë që vendi po shkon në zgjedhje si rezultat i mungesës së mbërritjes së konsensusit është tash, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje i ka 51.1% të votave. Nuk ka zanzi bar, por tash ka Dejonë. E Dejona me Albin Kurtin po krijojnë në vazhdimësi kriza politike”, tha ai.
Haxhiu tha se këtë debat mund ta vazhdojnë në orën 17:00, kur është caktuar seanca e jashtëzakonshme për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit.
Vetëvendosje kërkoi nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra për president si propozim konkret dhe përbashkues për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po rrezikon ta çojë vendin sërish në zgjedhje.
Kurti nuk është deklaruar ende për këtë, ndërsa afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është dita e nesërme.
Nëse nuk zgjidhet presidenti i ri, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.