Guterres: Thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e Trump ndaj Iranit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Guterres: Thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e Trump ndaj Iranit
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu sot shqetësim të thellë për deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump mbi Iranin, veçanërisht ato që kërcënonin me shkatërrimin e një civilizimi të tërë, sipas zëdhënësit të tij.
“Sekretari i përgjithshëm është shumë i shqetësuar për deklaratat që kemi dëgjuar dje dhe sërish këtë mëngjes (…) që sugjerojnë se një popull i tërë ose një civilizim i tërë mund të detyrohet të përballet me pasojat e vendimeve politike dhe ushtarake”, deklaroi Stéphane Dujarric.
“Asnjë objektiv ushtarak nuk justifikon shkatërrimin masiv të infrastrukturës së një shoqërie, as shkaktimin e qëllimshëm të vuajtjeve të tilla tek popullata civile”, shtoi ai.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.