Mbi një milionë e dyqind mijë qytetarë refuzuan të dalin për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Ndërkohë, nga 44.99 për qind sa ishte më 28 dhjetor të vitit 2025, tash vetëm 36.88 për qind vendosin kanë vendosur për ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Në këto zgjedhje, 2.092.174 shtetas të Kosovës kishin të drejtë vote, prej të cilëve 1.959.962 patën mundësi të votojnë në njërën nga komunat e Kosovës, prej tyre vetëm 712,148 shfrytëzuan të drejtën e votës, që i bije se në këto zgjedhje ishte dalja më e ultë krahasuar me dy palë zgjedhje të vitit 2025.
Me votën e tyre, qytetarët e Kosovës iu dërguan mesazh të gjitha partive politike se duan qeverisje më efikase dhe kompromis mes subjekteve, vlerësojnë vëzhguesit e zhvillimeve politike.
Ndërkohë, qytetarët kanë dhënë arsye të ndryshme."Janë shumë arsye që qytetarët, nëse mund t'i quajmë arsye, që nuk kanë dalë në mënyrë më masive në zgjedhje. E para është përsëritja e zgjedhjeve, domethënë, zgjedhjet e shpeshta, sepse kanë qenë të paarsyeshme. Kjo është e para, edhe për këtë mbajnë përgjegjësi politikanët, plotësisht fajin ata", tha Leftaj.
E Ilaz Azemi, si një qytetar që thotë se nuk voton, shton se tashmë janë të lodhur dhe nuk dinë se kujt t'i besojnë.
"Sipas mendimit tim, arsyeja kryesore pse njerëzit nuk dalin në zgjedhje është zhgënjimi total në popullsinë tonë. Çdo bisedë tash që po bëhet për zgjedhjet, prej që është bërë Albin Kurti kryeministër, është hera e tretë a e katërt që bëhen këto zgjedhje. E në vazhdimësi me këta njerëz, mua ma merr mendja se sa të jenë gjallë kanë për të shkuar në zgjedhje, por nuk ulen të bisedojnë më së pakut për popullin tonë edhe për Kosovën", shtoi Bajraktari.
"Shqiptarët për shkak të lodhjes se në Evropë po vazhdon kjo çështje e nuk po thonë kurrë. Shembull, qeveria e Holandës ka munguar dy vjet e gjysmë, s'kanë pasur qeveri edhe ka funksionuar. Edhe këtu ka funksionuar pa qeveri. Kështu që, mendimi im është që po bëhemi për çdo ditë më shumë e më shumë evropianë. Edhe në drejtimin e përqindjes së pjesëmarrjes së njerëzve është aty-këtu si Evropa. Domethënë, jemi ngritur", tha Camaj.