Një muaj arrest shtëpiak të dyshuarit për “asgjësim të materialeve të votimit”
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Një muaj arrest shtëpiak të dyshuarit për “asgjësim të materialeve të votimit”
pz1
09/06/2026 - 15:38
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prizren i caktoi masën e arrestit shtëpiak një muaj të pandehurit A.D., për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, “Asgjësimi i materialeve të votimit”.

I pandehuri, anëtar i KQZ-së, më 7 qershor në qendrën e votimit në shkollën “Sharri” në Jabllanicë  të Prizrenit, me qëllim që të pengojë ecurinë normale të zgjedhjeve dhe shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve, i merr dhe i fsheh gjashtë (fletëvotime të zbrazëta duke bërë shqyrjen e fletëvotimeve nga blloku i fletëvotimeve, të cilat pastaj i fsheh, duke keqpërdorur detyrat, pozitat dhe autorizimet lidhur me zgjedhjet.

“I pandehuri nuk guxon që të largohet nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe i ndalohet të kontaktojë me personat me të cilët ai nuk jetojnë apo janë të varur nga i pandehuri. Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit. Kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës”,  thuhet në njoftimin e  Gjykatëë Themelore në Prizren.

Kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës.

“Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 07 qershor, i pandehuri  në cilësinë  e anëtarit të KQZ-së, në keqpërdorim të detyrës, pozitës dhe autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet në qendrën e votimit në shkollën “Sharri” në Jabllanicë – Komuna e Prizrenit, me qëllim që të pengojë vijueshmërinë normale të zgjedhjeve, dhe pengimin e shprehjes së lirët ë vullnetit të qyetarëve, i pandehuri A.D., i merr dhe i fsheh gjashtë (6) fletëvotime të zbrazëta duke bërë shyqrjen e fletëvotimeve nga blloku i fletëvotimeve, të cilat pastaj i fsheh, duke keqpërdorur detyrat, pozitat dhe autorizimet lidhur me zgjedhjet.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe pretendimet e palëve gjatë seancës dëgjimore, si dhe nga shkresat e lëndës dhe provat materiale, ka gjetur se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është e pabazuar.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, është e mendimit se edhe me masën e arrestit shtëpiak, do të arrihet të sigurohet prezenca  e të pandehurit në procedurë paraprake, dhe procedura do të mund të zhvillohet pa pengesa edhe me masën e arrestit shtëpiak.

Duke marrë për bazë të gjitha faktet dhe rrethanat konkrete,  Gjykata e vlerësoj masën e paraburgimit si të rëndë, në anën tjetër me masën e arrestit shtëpiak, do të sigurohet zhvillimi i pa penguar i procedurës hetimore, pasi që edhe me këtë masë liria e lëvizjes dhe e qarkullimit i të pandehurit do të jetë i kufizuar, dhe kontakti i vetëm që i njëjti mund të ketë është me anëtarët e familjes dhe të cilët jeton. E për më tepër, në rast se i pandehuri nuk e respekton masën e arrestit shtëpiak  atëherë Gjykata do ta zëvendëson këtë masë me masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026