Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës të Ibrahim Rugovës. (Salla e Akademisë, Prishtinë, ora 9:00)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mban ceremoninë e inaugurimit të punimeve dhe vendosjen e gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Fshati Frashër, Mitrovicë, ora 9:00)
Vizitë në Parkun Industrial dhe inaugurimi i punimeve (ora 9:30 – 9:50)
Fjalë rasti nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci (ora 9:50 – 10:10)Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë mban tryezë me temë: “Siguria juridike dhe mbrojtja e pronësisë si faktor i zhvillimit ekonomik”. (Fakulteti Juridik, Amfiteatri 2, Pejë, ora 09:30)
Instituti i Kosovës për Drejtësi mban konferencë për medie lidhur me dy rastet që ka fituar në Gjykatën Supreme: kundër Ministrisë së Shëndetësisë për shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve dhe rasti kundër Universitetit të Prishtinës për shfuqizimin e disa dispozitave të Rregullores për procedurat përzgjedhëse të personelit akademik.(Zyrat e IKD-së, ora 10:00)
Panelistët e ftuar janë: Jeton Zulfaj, kryenegociator me BE-në dhe Koordinator Kombëtar ZKM, Eva Palatova, ushtruese e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Dren PUKA, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqërinë Civile
Vizitë në Kisha Katolike e Ferizajit – inspektim i punimeve restauruese në fazën përmbyllëse (Ora 11:00 – 11:30)
Vizitë në Teatrin ”Adriana”, fillimi i punimeve restauruese (Ora 11:40 – 12:10)
13:00 – Fjala hyrëse
13:05 – Fjalimi i kryetarit të Klubit të Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, z. Fanol Shala
13:15 – Fjalimi i gjyqtares kryesore të garës, znj. Maja Karas
(Qendra Mediale KosovaPress, në zyrat e KosovaPressit, Aktash, rruga “Lord Bajron”, ora 13:00)
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës organizon ceremoninë mirëseardhëse të rreth 80 përfaqësuesve të organizatës World Physiotherapy – European Region.