Gardiani kundër zjarrit Fire Destroyer vjen në Kosovë
Intervista
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Gardiani kundër zjarrit Fire Destroyer vjen në Kosovë
sheremeti
20/06/2026 - 10:08
Linku u kopjua

Një produkt inovativ në fushën e mbrojtjes kundër zjarrit tashmë është prezantuar edhe në tregun e Kosovës. Fire Destroyer, i cili ka shtrirje në shumë vende të botës, është sjellë në Kosovë përmes kompanisë Metron, me synimin që të ofrojë një alternativë të re, praktike dhe me kosto efektive për industri, biznese dhe amvisëri.

Pronari i Fire Destroyer në Kosovë, Durim Sheremeti, tha për KosovaPress, se ky produkt është krijuar për të ofruar siguri më të madhe kundër zjarrit, pa pasur nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme.

“Po e prezantojmë një produkt jashtëzakonisht shumë inovativ në fushën e mbrojtjes kundër zjarrit, Fire Destroyer i cili tashmë ka prezencë në të gjithë botën dhe në Kosovë e kemi pruar nëpërmjet kompanisë Metron, që t’i ofrohet tregut. Ky produkt gjen implementim në secilën pore të jetës, nga industria deri tek shtëpitë. Fokusin kryesorë e kemi tek kompanitë që më së shumti kanë probleme me zjarret, prandaj edhe produkti i ka ofruar disa zgjidhje inovative që janë jashtëzakonisht me kosto efektive dhe nuk kanë nevojë për mirëmbajtje. Këto produkte tashmë janë në Kosovë dhe do t’i ofrohen tregut kosovarë. Jemi në një fushatë shumë intenzive për të prezantuar këtë produkt”, tha Sheremeti.

Sipas tij, Fire Destroyer dallon për mënyrën e thjeshtë të përdorimit dhe aktivizimin automatik në rast kontakti me zjarrin. Sheremeti theksoi se produkti funksionon si mbrojtës i vazhdueshëm, duke reaguar brenda pak sekondash.

“Përdorimi i kësaj është jashtëzakonisht i lehtë, mundet të montohet vet dhe kjo reagon vetëm në zjarr, është 24/7 gardian kundër zjarrit dhe aktivizohet në momentin që ka kontakt me zjarrin, tre deri në pesë sekonda, nuk ka nevojë as për prezencë të njerëzve apo trajnime. Garancion ka pesë vite, por jetëgjatësia e produktit është deri në 18 vite”, tha ai.

Sheremeti shtoi se produktet e tilla po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje edhe në nivel evropian, duke përmendur rëndësinë e përfshirjes së tyre në agjendat legjislative dhe përdorimin në institucione të rëndësishme.

Ai shpreson që në vitet në vijim të përdoret edhe nga institucionet e sigurisë.

“Produkti jonë është edhe në agjendat legjislative edhe me BE-në sipas direktivave të saj, produktet kundër zjarrit është në agjenda dhe besojmë që shumë shpejt. Për ne është jashtëzakonisht me rëndësi që Parlamenti Evropian veçse është i pajisur me këto produkte, ka rritur cilësinë dhe tashmë presim që në vitet në vijim të futet në kategorinë e produkteve kundër zjarrit dhe të zëvendësoj produktet tradicionale”, theksoi Sheremeti.

Me këtë produkt, kompania synon të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë nga zjarri në Kosovë dhe të ofrojë një zgjidhje moderne për sektorë të ndryshëm, nga bizneset dhe objektet industriale deri te hapësirat familjare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026