Ngjarjet e datës 10 korrik
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 10 korrik
NGJARJET E DITWS
09/07/2026 - 22:04
Linku u kopjua

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:00)

Ministria e Kulturës organizon ceremoninë e ndarjes së licencave për udhërrëfyesit turistikë. Merr pjesë ministrja në detyrë, Saranda Bogujevci. (Muzeu “Emin Gjiku”, Prishtinë, ora 9:00)

Dita e Drinit 2026, diskutohen gjetjet kryesore të raportit "Përmbledhja e përceptimeve të qytetarëve mbi pellgun e lumit Drini i Bardhë"( Lakeside Hotel, Vërmicë, ora: 9:30 – 14:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi mban konferencë për media me rastin e publikimit të raportit “Pasuria e pajustifikueshme, drejtësia e justifikueshme”. (Zyrat e IKD-së, ora 10:00

Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencën për media, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni prezanton punën në gjashtëmujorin e vitit 2026. Merr pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. (Zyra Qendrore e ATK-së, kati i parë, ora 10:30)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Terre des hommes në Kosovë organizojnë konferencën “Mbrojtja e fëmijëve në masmedia”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 12:00)

Organizohet Programi ndërkombëtar veror i shkëmbimit kulturor. Merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Amfiteatri i Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, ora 14:00)

Shpallja e aktgjykimit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. (Gjykata Themelore në Pejë, ora 14:30)

Në kuadër të Prishtina International Summer University 2026, organizohet aktivitet kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së ShBA-së me temë: “The United States Semiquincentennial – 250 Years as a Beacon of Democracy for the World”. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Salla e Senatit, 16:00)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku (Kuvendi i Kosovës, ora 18:00)


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026