Qeveria mban mbledhje elektronike, ja vendimet që mori
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, ja vendimet që mori
Qeveria
Foto Ilustruese
23/04/2026 - 11:28
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të trembëdhjetë në format elektronik, ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime dhe nisma të rëndësishme.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Po ashtu, është miratuar në parim nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, që lidhet me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Qeveria ka aprovuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në kuadër të vendimeve të marra, kabineti qeveritar ka miratuar edhe propozimin për Kuvendin e Republikës së Kosovës të kandidatëve për shtatë (7) pozita të drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026