Flakët ‘përpinë’ pallatin 12-katësh, ja si nisi zjarri në Tiranë (Video)
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Flakët ‘përpinë’ pallatin 12-katësh, ja si nisi zjarri në Tiranë (Video)
Zjarri
19/04/2026 - 18:21
Linku u kopjua

Kanë dalë pamjet e momenteve të para kur ka marrë flakë pallati pranë “Farmacisë 10” në Tiranë, disa ditë më parë. Siç shihet nga pamjet, vihet re se një grumbull kartonash po digjej pranë fasadës së katit të parë, ku aty afër ndodhej një supermarket.

Ajo që bie në sy nga pamjet është se një qytetar është treguar krejt indiferent për ta ndalur zjarrin e kartonave, i cili u bë shkak për djegien e dhjetëra apartamenteve, transmeton Euronews Albania.

Djegia e pallatit zgjati më shumë se 6 orë, në një përballje mes flakëve dhe zjarrfikësve, por fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë. Sipas të dhënave zyrtare pati 11 të lënduar. Deri më tani, policia ka shpallur disa persona të proceduar penalisht.

Banorëve u është premtuar rindërtimi i plotë i pallatit nga firma ndërtuese. Deri në përfundim të ndërtimit, sipas një reagimi zyrtar të Kryeministrit, banorët do të përfitojnë bonus qiraje nga shteti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026