“Të qëndrojmë të bashkuar”, 37 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi pas fjalimeve te Qeveria
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Të qëndrojmë të bashkuar”, 37 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi pas fjalimeve te Qeveria
Top
06/07/2026 - 21:58
Linku u kopjua

Qytetarë janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 37-të të protestës.

Protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh një prej protestuesve teksa fliste në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë.

E sikundër çdo natë, pas disa orës para Kryeministrisë dhe fjalimeve të mbajtura aty, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, shkruan TCH, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026