Ndalohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ndaluar personin me incialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.
Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
“S.R dyshohet për kryerjen e veprave penale: “kryerja e veprës terroriste”, “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës””
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Kodin e Procedurës Penale, duke garantuar njëkohësisht ruajtjen e integritetit të hetimeve në zhvillim.
Gjatë sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023 mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.