11:10
Dënim me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terrorist ne Bansjkë ka kërkuar edhe avokati i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku, Arianit Koci. Sipas tij, familja e rreshterit Bunjaku po vazhdon me u vra pasi asnjë nga të akuzuarit nuk është penduar apo distancuar nga krimi.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që tre të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq të shpallen fajtor dhe të dënohen me burgim të përjetshëm.
10:26Ai tutje tha se aktet e të akuzuarve përbënë akte të mirëfillta terrorite qe kanë rezultuar me vrasjen e rreshterit, Afrim Bunjaku dhe plagosjes se zyrtareve policor.
Prokurori Abazi po vazhdon me paraqitjen tutje të fjalës përfundimtare për sulmin terrorist më Banjskë të Zveçanit në shtator të viti 2023.
Nën masa të larta të sigurisë u sjellën në gjykatore të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit 2023.
Gjatë sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023 mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.
Lajmi në zhvillim...