“Na iku gjysma e jetës sonë”, vëllai i Liridona Ademajt me apel i fortë për drejtësi në gjykatë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Na iku gjysma e jetës sonë”, vëllai i Liridona Ademajt me apel i fortë për drejtësi në gjykatë
Burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ka kërkuar edhe Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës, Liridona Ademaj.
Ai në fjalën e tij përfundimtare sot të dhënë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, tha se çdo dënim tjetër e cenon e denigon motrën e tij tashmë të ndjerë Liridona Ademaj.
“Ditën e vrasjes së Liridonës, me të iku edhe gjysma e shpirtit dhe e jetës sonë. Na ka mbetur edhe një gjysmë e jetës, të cilën e keni në duar ju ta vendosni, se a duhet të jetojmë me frikë apo duhet të ndihemi të sigurt në vendin tonë. Andaj, kërkojmë që dënimi të jetë me burgim të përjetshëm. Çdo dënim tjetër e cenon, e denigron Liridonën, vendin, shoqërinë dhe vetëdijen e popullit tonë për këtë krim makabër. Vetëm vuajtja e dënimit do të lehtëson sadopak”, tha ai.
Vëllai i Liridona Ademaj tha se një gjë është e qartë se Naim Murseli e ka organizuar këtë vrasje bashkë me Kushtrim Kokallën duke zgjedhur Granit Plavën si vrasës.
Ademaj tha se nga trupi gjykues nuk kërkojnë ngjalljen e motrës së tyre Liridona Ademaj por vetëm drejtësi.
Leonard Ademaj para trupit gjykues tha se pa Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën nuk do të ndodhte vrasja e Liridona Ademaj.
Gjatë fjalës së tij përfundimtare vëllai i Liridona Ademaj tha se krimi që është bërë duhet të dënohet fuqishëm që fëmijët e Liridonës dhe ata si familje të jenë sadopak të lehtësuar nga dhimbja.
Burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrajën e Liridona Ademaj ka kërkuar sot edhe prokurorja e rastit, Javorka Perlincceviq.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.