Gjykata e Lartë amerikane më 28 qershor të vitit 1971, shfuqizoi dënimin e ish kampjonit të boksit për peshat e rënda, Muhamed Ali, i cili kishte refuzuar të rekrutohej në ushtri.
Në vendimin e njëzëshëm të Gjykatës së Lartë thuhej se Muhamed Ali, i njohur me emrin Kasius Klei, ishte rekrutuar pa të drejtë. Dhe kjo sepse agjencia që merrej me rekrutimet, kishte kundërshtuar pa asnjë shpjegim kërkesën e tij.
Megjithë ndërprerjen e karrierës, Muhamed Ali përsëri ia arriti të dilte në krye. Më 1974, në moshën 32 vjeçare, Muhamed Ali fitoi përsëri titullin kampion në peshat e rënda duke mundur George Foremanin.
Më 28 prill 1967, kur lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj, kampioni i peshës së rëndë të boksit, Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë amerikane.Muhamed Ali, i cili ishte lindur në një familje të krishterë me emrin Cassius Clay, e bëri të njohur konvertimin e tij në fenë islamike pasi fitoi titullin e kampionit të boksit për peshat e rënda në shkurt të vitit 1964.
Ai tha se nuk pranonte të mbante emrin, sipas fjalëve të tij “prej skllavi” dhe se do ta ndërronte atë në Muhamed Ali.
Por ai nuk u fut në burg gjatë kohës që avokatët e tij e kishin apeluar çështjen.