Katër vdekje të dyshuara, policia po i heton rastet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Katër vdekje të dyshuara, policia po i heton rastet
policia-e-kosoves-naten
Foto Ilustruese
06/05/2026 - 10:53
Linku u kopjua

Katër raste të vdekjeve të dyshuara kanë ndodhur në 24 orët e fundit. Për këtë, Policia e Kosovës, ka nisur hetimet.

Sipas raportit të policisë, një rast thuhet se ka ndodhur në Podujevë ku pa shenja jetë është gjetur një burrë.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Një burrë tjetër është gjetur i vdekur edhe në Mitrovicë, sipas policisë.

“NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar  mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor

Rasti i tretë ka ndodhur në Zeçan.

“Pasi është raportuar për një person pa shenja jete në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, njofton policia në raporin 24 orësh.

Ndërsa, rasti i katërt për vdekje të dyshuar ka ndodhur në Leposqviq.

“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026