Britania dënon deklaratat e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë
Britania-e-Madhe-2020
16/07/2026 - 13:26
Linku u kopjua

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviq, të cilat përfshijnë referenca për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), të shpërndarë nga Ambasada Britanike në Prishtinë, thuhet se këto komente janë "krejtësisht të neveritshme" dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.

Sipas deklaratës, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike, deklarata të tilla rihapin ndasitë e së kaluarës dhe nxisin tensione.

Britania thekson se udhëheqësit politikë me përgjegjësi duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa asnjë ekuivok.

Në reagim gjithashtu përmendet se Mbretëria e Bashkuar ka marrë parasysh distancimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga deklaratat e ministres Paunoviq.

Ndërkohë, ministrja serbe, Snezana Paunoviq, ka thënë se deklarata e saj për “spastrimin etnik të Kosovës” i është nxjerrë nga konteksti.

Ajo i ka kërkuar falje presidentit serb, Aleksander Vuçiq dhe Qeverisë serbe, duke thënë se “s’janë as fajtorë as përgjegjës”, shkruan Euronews serbia.

Paunoviq e ftuar në Informer TV, e konsideroi keqdashëse që “vetëm shtatë sekonda nga i gjithë emisioni” u nxorën dhe se kjo u shndërrua në një çështje politike.

“Kjo është historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të shpjegosh se kjo nuk është politikë e presidentit apo e qeverisë”, ka thënë ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026