Në kohën kur Fatmir Limaj edhe zyrtarisht është shprehur për rikthimin në Partinë Demokratike të Kosova, është rikthyer një intervistë e realizuar më 17 shkurt 2006, nga Fatmir Limaj për gazetarin e njohur të luftës, Nuhi Byttyçi në RTK.
Në intervistën e dhënë, Limaj flet për “potencialin demokratik” të Partisë Demokratike të Kosovës, nevojën për reformim të partisë, vizionin e iniciativa politike.
“Unë e shoh si një rrugë e vet PDK-së por edhe procesin politik në Kosovë e shoh si rrugë duke kaluar, duke shkuar çdo ditë më tepër në drejtime pozitive. Edhe zhvillimet brenda PDK-së, përpjekje për të shkuar në drejtime pozitive, për të gjetur një profilizim, për të bërë reforma që janë në përputhshmëri me kohën dhe kërkesat të cilat na presin. Mungesa ime nuk më jep të drejtë për të bërë vlerësime në të kaluarën, por shpresoj në potencialin demoktratik të kësaj partie sepse e njoh këtë potencial. Besoj që me energji të reja PDK dhe ky potencial do të vie në shprehje duke ofruar mundësi duke shfaqur ide dhe iniciativa politike, një kreativitet politik dhe një hapje e gjerë e mundësisë”, thotë Limaj.
Në letrën drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Limaj ka kërkuar përfshirjen në listën zgjedhore të partisë dhe bashkimin e potencialit politik me synim fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit.