Ushtruesja e detyrës së Shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, në kuadër të pritjes tradicionale të BE-së në Kosovë për shënimin e Ditës së Evropës theksoi mbështetjen karshi Kosovës dhe partneritetin për rrugëtimin në integrimin evropian.
Palatova përmendi edhe Planin e Rritjes dhe nevojën që Kosova t’i ndërmarrë reformat për t’i përfituar mjetet financiare.
Dhe, më shumë është në tryezë. Kosova është pjesë e të gjitha instrumenteve dhe kornizave të vëna në dispozicion të të gjithë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të integruar të gjithë rajonin sa më shpejt të jetë e mundur në Bashkimin Evropian.
Përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Kosova mund të ketë qasje në rreth 882 milionë euro deri në vitin 2027, të lidhura me reformat që forcojnë institucionet, nxisin ekonominë dhe sjellin përmirësime të prekshme për të gjithë njerëzit në Kosovë.”Vela, e cila është eksperte me përvojë ndërkombëtar në fushën e energjisë dhe minierave, tha se ky çmim është një nder, derisa shtoi se Bashkimi Evropian nuk ekziston vetëm si një ëndërr politike e largët, por si një akt i përditshëm ndërtimi në Kosovë.
“Sa nder dhe emocion të thellë është të marr këtë çmim në Ditën e Evropës këtu në Kosovë, ku Evropa nuk ekziston vetëm si një ëndërr politike e largët, por si një akt i përditshëm ndërtimi përmes guximit, vendosmërisë dhe shpresës së palëkundur. Në thelb, Evropa gjithmonë ka mishëruar një të vërtetë të qëndrueshme: përparimi lulëzon kur të gjithë përfshihen. Këtë e shihni qartë në të gjithë Bashkimin Evropian dhe edhe më fuqishëm këtu në Kosovë, ku tranzicioni kërkon shumë më tepër sesa thjesht ndryshim sistemesh. Bëhet fjalë për atë se kush i formëson këto sisteme. Në të gjithë kontinentin tonë dhe veçanërisht këtu në Kosovë, pyetja nuk është më vetëm për praninë, por për ndikimin, nëse gratë po i formësojnë vendimet apo po qëndrojnë pas tyre. Kjo qëndron në zemër të gjithçkaje së cilës i kam kushtuar jetën time: fuqizimit të grave, veçanërisht në fusha si STEM dhe sektori i energjisë që vazhdojnë të jenë të dominuara nga burrat, ku ndryshimi po ndodh shpejt, por jo në mënyrë të barabartë”, tha ajo.
Kurti thekson nevojën për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
BE-ja në Kosovë organizon një sërë aktivitetesh kulturore, edukative e sportive në qytete të ndryshme të Kosovës gjatë muajit maj si pjesë e programit të Ditës së Evropës.
/KosovaPress/