“Spastrimi etnik i Kosovës” dhe Paunoviq trazojnë Kuvendin e Shqipërisë
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Spastrimi etnik i Kosovës” dhe Paunoviq trazojnë Kuvendin e Shqipërisë
KPJ_kuvendi i shqiperise
20/07/2026 - 10:34
Linku u kopjua

Ministrja serbe për administratë publike, Snezhana Paunoviq dhe deklaratat e saj për spastrimin etnik të Kosovës, më 1998, kanë “hallakatur” punimet e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, të hënën, duke bërë që ato të ndërpriten.

Kjo pasi u kërkua të dihet se cili është qëndrimi I diplomacisë shqiptare në lidhje me ato që tha zyrtarja e Serbisë, e cila ka prejardhje kosovare, pasi ka lindur në Pejë.

Deputetët e opozitës Tritan Shehu dhe Albana Vokshi kërkuan sqarime dhe një reagim për deklaratat e Paunoviq, nga ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tashmë kryetar i Komisionit të Jashtëm.

Gjatë mbledhjes, siç raporton Top Channel, pati përplasje verbale mes këtij të fundit dhe pjesëtarëve të opozitës, ndërsa tensionet u shtuan me shkëmbime akuzash mes palëve.

Për shkak të klimës së krijuar, mbledhja e Komisionit u pezullua.

Paraprakisht, debati kishte këtë rrjedhë, sipas TCH.

Hasani: Kur më jep ti leksione për ruajtjen e durimit, është fundi i botës.

Vokshi: A mund të qetësoheni? Shoh që qenkeni në siklet.

Hasani: Jam aq i qetë, o zonja Vokshi.

Vokshi: E kuptoj që kjo gjuhë ju prek. E kuptoj që, duke ngritur zërin, ju kërkoni të fshihet heshtja e dënueshme e kryeministrit.

Hasani: Nuk më fsheh heshtjen e askujt. E kuptoj dëshirën për të përdorur deklaratën budallaqe të një të çmendure.

Vokshi: Ajo është ministre, s’mund të trajtohet si individ i çmendur.

Hasani: E çmendur, qelbësirë e çmendur.

Vokshi: Ju duhet të reagoni. Ky komision duhet të reagojë.

Hasani: Fol, por mos u merr me mua.

Vokshi: Drejtohuni siç duhet, ruani etikën dhe qetësinë. Ju më fyeni, por unë nuk i përgjigjem fyerjes suaj.

Hasani: Mos u merr me mua.

Vokshi: Opozita nuk do ta mbyllë gojën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026