Ka filluar sot dita e dytë dhe kryesore e garës së parë në disiplinën malore për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.
Pas procedurave administrative që nisën të shtunën, shtegu i Grashticës sot u mbyll zyrtarisht për qarkullim civil në orën 11:00 për t'u lënë radhën xhirove zyrtare që vendosin pikët e para të vitit.
Gazmend Gashi, Drejtori i Federatës së Automobilizmit, i pyetur rreth mbështetjes institucionale për këtë sport, u shpreh optimist për të ardhmen
Gashi: "Kemi mbështetje, sidomos këto vitet e fundit"Rysha, e vetmja garuese femër në këtë disiplinë, foli hapur rreth sfidave dhe interesimit të ulët të grave në këtë sport:
Rysha: Interesimi nga femrat është shumë i ulët
Canolli: është veturë e dedikuar vetëm për gara
Shaqiri, garues, u pyet mbi rreziqet e këtij sporti me shpejtësi të lartë dhe rëndësinë e sigurisë:
Shaqiri: Rreziku gjithmonë i pranishëm
Gazmend Demolli, kampioni aktual në fuqi, tregoi synimet e tij të mëdha për këtë fundjavë dhe objektivin për të thyer rekordin e pistës:
Demolli: Jam duke luftuar për ta thyer rekordin
Kjo garë malore në Grashticë dëshmoi një nivel të jashtëzakonshëm profesionalizmi dhe sigurie nga ana e FASK-ut, duke vendosur një standard të lartë për mbarëvajtjen e Kampionatit të Kosovës në automobilizëm. Bashkëpunimi i shkëlqyer mes organizatorëve, zyrtarëve teknikë dhe garuesve dëshmon se auto sporti vendor po rritet me hapa të sigurt drejt sukseseve edhe më të mëdha.
KosovaPress