​Barcelona nënshkruan me sulmuesin egjiptian
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Barcelona nënshkruan me sulmuesin egjiptian
barcelona-hamza
23/06/2026 - 15:46
Linku u kopjua

Barcelona ka nënshkruar me sulmuesin egjiptian Hamza Abdelkarim në një kontratë tre-vjeçare, ka bërë të ditur klubi në një deklaratë.

18 vjeçari i është bashkuar Barcelonës në formë huazimi nga Al Ahly në merkaton e dimrit me opsion blerjeje në fund të sezonit, ku shënoi gjashtë gola në 11 paraqitje për skuadrën nën 19 vjeç të klubit.

“FC Barcelona ka informuar Al Ahly se po ushtron opsionin e blerjes për Hamza Abdelkarim. Sulmuesi egjiptian do t’i bashkohet klubit në mënyrë të përhershëm dhe do të nënshkruajë një kontratë për tre sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2029”, bëhet e ditur në deklaratë.

Aktualisht, Abdelkarim është në detyrë ndërkombëtare në Botëror, ku është paraqitur në dy ndeshjet e para të Egjiptit kundër Belgjikës dhe Zelandës së Re.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026