Prishtina siguron shërbimet e Albin Krasniqit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina siguron shërbimet e Albin Krasniqit
FC Prishtina ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Albin Krasniqin. Klubi bardhekaltër ka njoftuar se mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga kryeqyteti, pasi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e ekipit si i huazuar nga klubi ukrainas Kolos.
Krasniqi rikthehet zyrtarisht te Prishtina, klub me të cilin kishte fituar Kupën e Kosovës në vitin 2025. Futbollisti kishte lënë gjurmë me paraqitjet e tij në fanellën bardhekaltër dhe tashmë do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të klubit edhe për sezonet në vijim.
Gjatë stinorit pranveror të sezonit të kaluar, 24-vjeçari regjistroi 16 paraqitje, duke realizuar dy gola dhe një asistim. Në total, Krasniqi ka zhvilluar 77 ndeshje me fanellën e Prishtinës në të gjitha garat, duke qenë një nga lojtarët që njeh mirë ambientin dhe kërkesat e klubit kryeqytetas.
KosovaPress