Çmimet e naftës stabilizohen, rriten shpresat për bisedime paqeje
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çmimet e naftës stabilizohen, rriten shpresat për bisedime paqeje
Foto Ilustruese
15/04/2026 - 07:13
Linku u kopjua

Çmimet e naftës mbetën të qëndrueshme në bursat aziatike sot, ndërsa rriten shpresat për bisedime të reja paqeje SHBA-Iran.

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar që bisedimet mund të rifillojnë “brenda dy ditëve të ardhshme”, megjithëse Teherani ka thënë se nuk ka “asnjë informacion” në lidhje me ndonjë marrëveshje për një takim të dytë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 0.3% pak mbi 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA ra me 0.3%, pak më pak se 91 dollarë.

Çmimet e energjisë ranë të martën pasi Trump tha se Shtëpia e Bardhë u kontaktua nga Irani me shpresën për të arritur një marrëveshje.

Tregjet kryesore aziatike gjithashtu fituan të mërkurën. Indeksi Nikkei 225 në Japoni u rrit me rreth 1%, ndërsa bursa Kospi e Koresë së Jugut u rrit me 3%.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026