Headliner-i i Sunny Hill-it “mezi pret të rikthehet”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Headliner-i i Sunny Hill-it “mezi pret të rikthehet”
images123456
21/07/2026 - 15:29
Linku u kopjua

Martin Garrix ka shprehur entuziazëm në një story në platformën e tij të instagramit për rikthimin e tij në Sunny Hill.

Ai ndau listën e emrave që do të përformojnë, duke e qarkuar të tijin me të kuqe, ku dhe shkroi “Mezi pres të rikthehem në Sunny Hill Festival në më pak se dy javë!”

DJ-i i njohur më së miri për hitet si  ‘Summer Days’, ‘In The Name Of Love’, Animals’, nuk ndalon me kaq. Performancat e tij për Formula 1 worldwide, ‘We Are The People’ (për UEFA EURO 2020), Lojërat Olimpike 2018 dhe kryesues në shumë festivale e bëjnë atë të mirë njohur për publikun.

Holandezi nuk ka lëshuar Top 5 në podiumin e DJ-ve që nga 2016, ku është zgjedhur nr.1 pesë herë.

Në 2017 Garrix zgjodhi Dua Lipën për të bashkëpunuar në këngën ‘Scared To Be Lonely’, ku dyshja kanë mbajtur një raport të mirë prej atëherë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026