Lista Serbe ende nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të ashpra në Kosovë, në rajon dhe nga Bashkimi Evropian.
Institucionet e Kosovës i kanë cilësuar deklaratat si nxitje të urrejtjes dhe glorifikim të krimeve të luftës, ndërsa kanë ndërmarrë masa ndaj ministres serbe, duke e shpallur atë persona non grata dhe duke dorëzuar kallëzim penal për deklaratat e saj.
Pavarësisht këtyre reagimeve, as edhe një javë pas, Lista Serbe, subjekti politik që përfaqëson shumicën e serbëve të Kosovës dhe që tradicionalisht mban lidhje të ngushta me Beogradin, nuk ka dalë me ndonjë qëndrim publik për deklaratat e Paunoviqit. Deri më tani, nuk është publikuar asnjë reagim zyrtar nga drejtuesit e kësaj partie lidhur me çështjen. Ndërkaq vetë Paunoviq, për këto deklarata skandaloze i ka kërkuar falje Vuçiqit, por jo shqiptarëve.
Lexo edhe:Lidhur me mosreagimin e Listës Serbe për këtë çështje, ka folur sot edhe kryeredaktorja e KoSSev-it, Tatjana Lazareviq, e cila ka thënë se deklarata e paunoviqit përbën një shembull tipik të gjuhës së urrejtjes, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë, deklaratat e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës erdhën gjatë një emisioni për Kuririn serb, fundjavën e kaluar.
Lexo edhe: