SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, ky i fundit godet aeroportin e Kuvajtit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, ky i fundit godet aeroportin e Kuvajtit
irani 1234
03/06/2026 - 12:18
Linku u kopjua

Kuvajti njoftoi të mërkurën se ka pezulluar fluturimet komerciale pasi një sulm me dron iranian shkaktoi dëme të mëdha në aeroportin e vendit dhe la disa persona të lënduar, vetëm disa orë pasi Irani dhe SHBA-ja shkëmbyen sulme me raketa në rajon.

Sipas AP, sulmet ndodhën në kohën kur mediat gjysmëzyrtare iraniane raportuan se Teherani kishte ndërprerë komunikimin me ndërmjetësit për zgjatjen e armëpushimit në luftën me SHBA-në dhe Izraelin. Presidenti amerikan Donald Trump e mohoi këtë pretendim, duke thënë se bisedimet po vazhdojnë.

Shkëmbimi i sulmeve në rajonin e Gjirit dhe zgjerimi i luftës së Izraelit në Liban po e vështirësojnë më tej përpjekjen për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026