Konstituimi i institucioneve të reja, Kurti pyetet për takimet e radhës me liderët e ish-opozitës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Konstituimi i institucioneve të reja, Kurti pyetet për takimet e radhës me liderët e ish-opozitës
kurti-rahovec
15/07/2026 - 17:06
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet për gazetarë nëse do të vazhdon t’i takojë krerët e PDK-së dhe të LDK-së për konstituimin e institucioneve të reja, raporton KosovaPress.

“Këtu jemi për çështjet e energjisë”, deklaroi shkurti Kurti pa dhënë detaje nëse do të ketë një ftesë të re për partitë politike.

Ai këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të Parkut Solar në qytetin e Rahovecit.

Në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë, më 10 korrik në Kuvendin e Kosovës Kurti ka zhvilluar takime të ndara me krerët e PDK-së dhe të LDK-së.

Këto takime erdhën pasi KQZ-ja certifikoi rezultatin e zgjedhjeve më 8 korrik. Nga këto zgjedhje, parti e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.13%, apo 53 ulëse në Kuvend. E dyta, Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, apo 22 deputetë. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69%, ka fituar 18 ulëse, si dhe Aleanca, me 6.74%, shtatë ulëse. Kurse komunitetet joshumicë kanë siguruar 20 ulëse.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026