Kandiq – Paunoviqit: Ti je nga Peja, e di sa shumë shqiptarë u vranë e u dogjën atje
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kandiq – Paunoviqit: Ti je nga Peja, e di sa shumë shqiptarë u vranë e u dogjën atje
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka thënë se deklarata e ministres serbe të pushtetit lokal, Snezhana Paunoviq për spastrim etnik të shqiptarëve, nuk është një qëndrim i kësaj të fundit për të kaluarën, por një porosi se kjo ideologji nuk është harruar ende.
Për më tepër, ajo ia ka kujtuar pjesëtares së qeverisë së Serbisë se ajo personalisht është nga Peja dhe duke qenë kështu, është në dijeni se në këtë qytet, forcat e Sllobodan Millosheviqit kanë kryer shumë krime kundër shqiptarëve.
“Ministrja Paunoviq është nga Peja. Ajo e di mirë se më 27 mars 1999, policia serbe dëboi pothuajse të gjithë popullsinë shqiptare nga Peja, ku qytetarët u detyruan të largoheshin në kolona këmbësorësh drejt Malit të Zi, ndërsa me autobusë u deportuan drejt Shqipërisë”, ka shkruar Kandiq në platformën X, transmeton KosovaPress. ”Po ashtu, ajo është në dijeni të krimeve të kryera në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Lubeniq, ku civilë u vranë dhe trupat e tyre u dogjën”.
Pavarësisht kësaj, Paunoviq, sipas Kandiq, e “paraqet publikisht spastrimin etnik si një zgjidhje të dëshirueshme politike dhe shpreh keqardhje që, sipas saj, ai nuk është zbatuar në vitin 1998’.
“Fjalët e saj nuk i shoh si një reflektim për të kaluarën, por si një mesazh se kjo ideologji nuk është braktisur”, ka shkruar themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.