Kush do ta zëvendësojë Dritën në elitën e basketbollit? Flet Arben Fetahu
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kush do ta zëvendësojë Dritën në elitën e basketbollit? Flet Arben Fetahu
Arben-Fetahu-200726
20/07/2026 - 20:02
Linku u kopjua

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, ka sqaruar procedurat që do të ndiqen për plotësimin e vendit të lirë në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi KB Drita nuk u licencua për edicionin e ri për shkak se nuk disponon një palestër që i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve në elitë.

I ftuar në emisionin SportCast, Fetahu bëri të ditur se FBK-ja do të hapë procedurën e aplikimit përmes sistemit të "ëildcard", ku të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha klubet e Ligës së Parë që plotësojnë kushtet organizative, financiare dhe infrastrukturore për të garuar në Superligë.

“Në bazë të akteve tona, ne së pari këtë ofertë duhet ta hapim për të gjithë. I bie për të gjithë nga Liga e Parë që e kanë fituar të drejtën në Ligën e Parë. Në anën tjetër për Vëllaznimin e kemi një borxh të veçantë për shkak të asaj turbullire që ndodhi vitin e kaluar, domethënë jemi marrë vesh që me e hap këtë mundësi. Natyrisht ne duhet ta hapim për të gjithë, përfundimisht duhet me e pa se cili do të jetë ai klub i cili mund ta zëvendësojë. Ëildcard-a do të hapet me patjetër, domethënë ky është një vendim që nuk mund t'i ikim kësaj, duhet të aplikojnë të gjithë, ne do t'i kemi parasysh të gjitha aplikimet”, tregoi Fetahu.

Ai sqaroi se Vëllaznimi nuk do ta ketë automatikisht vendin në elitë, pavarësisht se drejtuesit e FBK-së e konsiderojnë se klubi gjakovar është dëmtuar nga zhvillimet e sezonit të kaluar.

“Mund të jetë Vëllaznimi, por mund të jetë edhe secili prej ekipeve të Ligës së Parë. Të gjitha ato të cilat kanë kushte dhe mund t'i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë konkurruese dhe garuese e Superligës së Kosovës, do ta kenë këtë të drejtë. Natyrisht, në kundërvlerë për një pagesë kuotizimi të cilën duhet paguar Federatës së Basketbollit”, theksoi Fetahu në SportCast.

KB Drita kishte siguruar pjesëmarrjen në Superligë në aspektin sportiv, por nuk u licencua pasi nuk arriti të përmbushte kriteret infrastrukturore, përkatësisht mungesën e një palestre që i plotëson standardet e kërkuara për garim në elitën e basketbollit kosovar. Si rezultat, FBK-ja tashmë do të nisë procedurat për përzgjedhjen e klubit që do ta zërë vendin vakant përmes sistemit të "wildcard".


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026