Ambasada franceze reagon ndaj kryeministrit spanjollë: Të gjithë lojtarët e Francës janë francezë
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasada franceze reagon ndaj kryeministrit spanjollë: Të gjithë lojtarët e Francës janë francezë
New Project - 2026-07-14T165429.758
14/07/2026 - 16:55
Linku u kopjua

Një deklaratë e ish-kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy ka shkaktuar polemika të mëdha në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Francës.

Në një analizë të publikuar në gazetën spanjolle El Debate, Rajoy shkroi se Franca ka “një skuadër me nivel shumë të lartë, por pa francezë”, një fjali që është kritikuar ashpër në Francë.

Reagimi erdhi nga Ambasada e Francës në Spanjë, e cila përmes një komunikate sqaroi:

“Pa dashur të hyjmë në polemikë, duhet të kujtojmë faktet: të gjithë lojtarët e kombëtares franceze janë francezë. Nga 26 futbollistët, 23 kanë lindur në Francë, ndërsa tre të tjerët kanë lindur jashtë vendit, por janë gjithashtu shtetas francezë.”

Ambasadorja franceze Kareen Rispal gjithashtu iu përgjigj kritikave në rrjetin social X, duke theksuar se një kombëtare franceze nuk mund të përbëhet nga lojtarë që nuk kanë shtetësi franceze.

Edhe mediat franceze e kanë komentuar gjerësisht këtë çështje.

Gazeta sportive L’Equipe e cilësoi deklaratën si “rrëshqitje raciste” para përballjes me Spanjën, ndërsa Le Parisien e përshkroi si një koment “me nuanca raciste”.

Polemika vjen vetëm pak ditë para duelit të madh në gjysmëfinale, ku Franca dhe Spanja do të luftojnë për një vend në finalen e Kupës së Botës 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026