Kurti: Drejtësia për vëllezërit Bytyqi do të kërkohet deri në fund
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Drejtësia për vëllezërit Bytyqi do të kërkohet deri në fund
Në 27-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi një tubim përkujtimor në Ballkonin e Kryeministrisë, ku u nderua sakrifica e tre luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti rikujtoi se vëllezërit Bytyqi u arrestuan, u dënuan me burg, më pas u vranë dhe trupat e tyre u fshehën në varrezën masive në Petrovo Sello në Serbi, duke e cilësuar këtë si një krim të kryer nga aparati shtetëror serb.
Ai tha se Ylli, Agroni dhe Mehmeti ishin luftëtarë të lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, të cilët, ndonëse të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zgjodhën t’i bashkoheshin njësitit vullnetar “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të luftuar për lirinë e Kosovës.
Sipas Kurtit, historia e tyre është histori e atdhedashurisë dhe sakrificës, ndërsa kujtimi për ta mbetet pjesë e kujtesës shtetërore dhe kombëtare të Kosovës.
Kryeministri në detyrë riafirmoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën, përgjegjësinë dhe drejtësinë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, duke kërkuar ndëshkimin e urdhërdhënësve dhe ekzekutorëve të këtij krimi.
Ai theksoi se, në vitin kur shënohet 250-vjetori i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova mbetet e përkushtuar si aleate dhe partnere e SHBA-së për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.