KQZ thotë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ thotë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit
elezi
07/06/2026 - 08:27
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se, në kuadër të angazhimit për administrimin e rregullt të procesit të votimit, KQZ ka funksionalizuar dhomën operative, e cila funksionon me pjesëmarrjen e anëtarëve të KQZ-së, Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, tashmë të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur për votuesit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Ai tha se sa u përket subjekteve politike, në këto zgjedhje garojnë 21 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.

Elezi njoftoi se që në këtë orë të parë të procesit, përmes platformës elektronike çdo votues mund të kontrollojë se ku ndodhet qendra e tij e votimit.

Ai tha se nga ora 09:00 fillon regjistrimi i statistikave të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe se këto statistika do të publikohen çdo dy orë nga qendrat e votimit në Kosovë.

Sa u përket subjekteve politike, në zgjedhje marrin pjesë 21 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve është 902 kandidatë. Po ashtu, përmes platformës elektronike, secili votues mund të kontrollojë se ku ndodhet qendra e tij e votimit.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 949 Qendra të Votimit me gjithsej 2,550 vendvotime. Në 911 Qendra të Votimit me 2,498 vendvotime do të mundësohet votimi i rregullt, ndërkaq në 38 qendra të tjera, nga një për secilën komunë, me 52 vendvotime, do të mundësohet votimi me kusht.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1 milion e 959 mijë e 962 votues.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026