Përleshje në Komoran, tre të lënduar, dy prej tyre u goditën me thikë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përleshje në Komoran, tre të lënduar, dy prej tyre u goditën me thikë
PK30
06/07/2026 - 22:45
Linku u kopjua

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur sonte në mbrëmje në Komoran.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën për rastin dhe njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dyshohet se dy prej tyre janë lënduar nga një mjet i mprehtë.

"Të tre personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", tha Pllana.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përleshjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026