Sot më 30 prill, janë bërë 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, Nasuf dhe Tahir Gashani.
Ata ishin të inkuadruar në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, të Zonës Operative të Drenicës nën komandën e luftëtarit të lirisë, komandantit Ilaz Kodra.
Tahir Nasuf Gashani ka rënë heroikisht më 3 maj të vitit 1999, bashkë me ushtarin dhe shokun e tij të idealit, Besim Tikun. Gjatë luftimeve ishte plagosur edhe luftëtari Ragip Sokoli.
Atë ditë, rezistenca e tyre zgjati nga agu i mëngjesit deri në orët e pasdites.Menjëherë pas rënies, bashkëluftëtarët e tij e varrosën në fshatin Shtuticë, afër vendit ku ra dëshmor. Pas rreth tre muajsh, trupat e Nasuf Gashanit dhe Besim Tikut u rivarrosën në “Kodrën e Trimave” në Polac, në korrik të vitit 1999.
Më 22 qershor 2018, trupat e tyre u rivarrosën përfundimisht në Memorialin e Dëshmorëve në fshatin Morinë.
Për Tahirin janë botuar shumë shkrime në libra të ndryshëm, si dhe janë kënduar këngë. Ai ka lënë edhe një lloj ditari të luftës, ku kishte shënuar rregullat e luftës, betimin si ushtar, si dhe datat dhe mënyrat e stërvitjes para fillimit të luftës.