I mituri nuk i ndalet policisë, mandej i kapet një kallashnikov me 29 fishekë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
I mituri nuk i ndalet policisë, mandej i kapet një kallashnikov me 29 fishekë
policia logo
13/04/2026 - 09:35
Linku u kopjua

Një i mitur është arrestuar pak para mesnatës së të dielës, në rrugën për një Bjeshkën e Radushës në Istog, pasi në veturën që po e ngiste iu gjet një karikator i armës AK 47 me 29 fishekë, e pak më vonë edhe një pushkë e tillë automatike.

Paraprakisht, ai nuk iu ndal policisë, kur këta e urdhëruan ta bëjë një gjë të tillë.

Megjithatë, I mituri u kap, pak më vonë.

Edhe pasi e ndaloi dhe e arrestoi, policia vazhdoi me kërkimet e veta.

Lexo po ashtu
Moti sot
“Gjatë kontrollit të terrenit në afërsi është gjetur një armë automatike AK 47 me karikator dhe 19 fishekë që dyshohet se është hedhur nga vetura nga i dyshuari”, bën të ditur policia, transmeton KosovaPress.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh ndërsa rasti i tij po trajtohet si armëmbajtje pa leje. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026