Mbi 30 milionë euro do të investohen në 14 parqe industriale në Kosovë gjatë tri viteve të ardhshme. Kështu tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti me rastin e vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, projekt ky në vlerë prej afër 1 milion euro. Në këtë ceremoni u tha se synohet krijimi i kushteve më të favorshme për prodhim, investime dhe punësim, me fokus në teknologji, inovacion dhe industri me vlerë të shtuar.
E, sipas Kurtit, investimi në Parkun Industrial në Frashër të Mitrovicës është pjesë e mbështetjes për zhvillimin ekonomik të qytetit dhe krijimin e kushteve për prodhim dhe punësim.
Ai shtoi se qeveria synon të modernizojë infrastrukturën për bizneset prodhuese dhe të ndikojë në rritjen e eksporteve.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se fokusi i qeverisë është rritja e prodhimit vendor dhe zhvillimi i industrive me vlerë të shtuar.Ceremonia e inaugurimit të punimeve dhe vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial u organizua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...