Kurti dhe Murati ballë për ballë me Abdixhikun dhe Osmanin
1-First
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti dhe Murati ballë për ballë me Abdixhikun dhe Osmanin
KUrti Laara
10/07/2026 - 18:18
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shkuar në takim homologut të tij të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani. Abdixhiku nuk pranoi që të deklarohet përpara takimit, duke thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë pas takimit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, në takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani. Kurti tha janë optimistë që do të kenë marrëveshje për konstituimin e institucioneve.

Kurti: Jam optimist

VIDEO:

“Ju e dini që unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë dhe interesin publik, që do të thotë t’i konstituojmë institucionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri mbarë e mirë sepse kemi shumë projekte përgjysmë dhe të reja që do të vijnë”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Paradite, ai u takua edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, me të cilin tha se s’ka marrëveshje por se pa vullnet të mirë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026