KB Drita pa licencë për Superligë, kryetari i klubit flet për dëmin, FBK-ja shpjegon hapat e radhës
Tema
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KB Drita pa licencë për Superligë, kryetari i klubit flet për dëmin, FBK-ja shpjegon hapat e radhës
sport pamje
18/07/2026 - 10:17
Linku u kopjua

Klubi i basketbollit “Drita”, nuk do të licencohet për garim në Superligën e Kosovës, pavarësisht se e fitoi në parket të drejtën për të qenë pjesë e elitës. Klubi gjilanas e cilësoi vendimin si një moment jashtëzakonisht të dhimbshëm, duke theksuar se nuk mbeti jashtë për shkak të mungesës së rezultateve sportive apo organizimit, por si pasojë e mungesës së një palestre të licencuar për zhvillimin e ndeshjeve si vendas.

Në deklaratën zyrtare, drejtuesit e klubit thanë se, pavarësisht përpjekjeve të shumta për të gjetur një alternativë në komuna të ndryshme, nuk arritën të sigurojnë një objekt që plotësonte kriteret për licencim, ndërsa e konsideruan situatën një dështim të infrastrukturës sportive dhe të mbështetjes institucionale.

Kryetari i KB Drita, Enis Islami, tha për KosovaPress, se moslicencimi është një goditje e rëndë për klubin, pas gjithë sakrificës së bërë për ta siguruar ngjitjen në Superligë.

Nga ana tjetër, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, e cilësoi situatën si një lajm shumë dekurajues jo vetëm për klubin, por edhe për qytetin e Gjilanit, duke theksuar se problemi kryesor mbetet mungesa e infrastrukturës sportive.

Fetahu bëri të ditur se, pas moslicencimit të KB Dritës, FBK-ja do të hapë procedurën për plotësimin e vendit të lirë në Superligë përmes sistemit të “ëildcard”-it.

Kryetari i KB Drita theksoi gjithashtu se vendimi ka shkaktuar pasoja të mëdha financiare për klubin, i cili kishte investuar ndjeshëm për të siguruar ngjitjen në elitën e basketbollit kosovar.

Rasti i KB Dritës rikthen në vëmendje problemin e vazhdueshëm të infrastrukturës sportive në Kosovë, ku klubet, pavarësisht suksesit të arritur në fushën e lojës, mund të mbeten jashtë garave elitare për shkak të mosplotësimit të kushteve infrastrukturore.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026