Lot krenarie në diplomimin e kadetëve të FSK-së
Tema
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lot krenarie në diplomimin e kadetëve të FSK-së
pamje pas fsk 030726
03/07/2026 - 13:49
Linku u kopjua

Lot gëzimi, përqafime dhe duartrokitje e shoqëruan ceremoninë e diplomimit të dymbëdhjetë kadetëve të gjeneratës 2026 të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në tribunë, shumë familjarë u panë me lot në sy nga krenaria teksa shihnin fëmijët e tyre të merrnin diplomat dhe të nisnin rrugëtimin si oficerë të rinj të FSK-së.

Pas ceremonisë, emocionet u ndanë mes kadetëve dhe prindërve të tyre, të cilët e përshkruan këtë ditë si kurorëzim të viteve të përkushtimit dhe sakrificës, por edhe si fillimin e një përgjegjësie të re në shërbim të Kosovës.

Mes duartrokitjeve të gjata, emri i Dardan Syles u thirr edhe një herë, kësaj radhe si kadeti më i dalluar i gjeneratës 2026. Përveç diplomës, ai mori edhe vlerësimin më të lartë të gjeneratës, një moment që u shoqërua me emocione të forta si për të, ashtu edhe për familjen e tij.

E emocionet ishin edhe më të mëdha për babanë e tij, Safet Sylen, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili e ndoqi me krenari momentin kur djali i tij u shpall më i dalluari i gjeneratës.

Ai për KosovaPress tha se kjo nuk ishte vetëm një ditë feste për familjen e tij, por edhe një kujtim i amanetit të dëshmorëve për ndërtimin e një ushtrie profesionale.

Me emocione të ngjashme foli edhe kadeti Jahir Fazliu, i cili për KosovaPress, tha se dita e diplomimit është shpërblimi i katër viteve plot sfida.

Në përfundim të ceremonisë, shumë kadetë u panë duke përqafuar familjarët e tyre, ndërsa Bafti Nazifi mbante në duar flamurin e UÇK-së, simbol që, sipas tij, e kishte frymëzuar përgjatë gjithë rrugëtimit drejt uniformës së FSK-së.

Ndërkaq me betimin për t’i shërbyer Republikës së Kosovës 12 kadetë të gjeneratës 2026, në mesin e të cilëve vetëm një vajzë, u diplomuan sot si oficerë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026