“Katastrofale, e papërballueshme, s’po mundemi të përdorim më veturën”, qytetarët ankohen për çmimet e naftës
Tema
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Katastrofale, e papërballueshme, s’po mundemi të përdorim më veturën”, qytetarët ankohen për çmimet e naftës
nafta-karburanti
Foto Ilustruese
13/04/2026 - 10:34
Linku u kopjua

Çmimet e naftës këto ditë janë shtrenjtuar dhe kjo sipas qytetarëve është e papërballueshme dhe të njëjtit kërkojnë stabilizim të çmimit.

Mes tyre, ka dhe qytetarë që e cilësojnë si krizë globale e që vijon si pasojë e luftës në Iran.

Nysret Sopaj pohon se në të gjitha produkte ka rritje të çmimeve, por që po duhet t’i përballojnë.

Të gjitha janë rritur: nafta, gjërat ushqimore, krejt çmimet e mëdha, por po duhet t’i përballojmë qysh mundemi. Po e përballojmë me pension”, tha Sopaj.

E si një situatë të papërballueshme po e vlerëson Shemsi Haliti.

Ai i indinjuar përgjegjësinë e hedh tek shteti.

Vështirë të përballohet, por disi njeriu po duhet të bëj zgjidhje. Edhe kur nuk ke shtet, shteti të gjitha këto i bën si të mos kesh shtet aty gjithçka shtrenjtohet”, vijoi Haliti.

Ngjashëm këto rrethana po i sheh edhe Qazim Reçica. Sipas tij, kjo është jashtë të gjitha normave.

Tutje, ai shton se si rrjedhojë e situatës, në shumicën e kohës nuk mund ta përdorin më makinën.

Me të vërtetë është gjendje shumë e rëndë, duke nis nga ajo që jemi në krizë, kjo është jashtë të gjitha normave. Mendoj se kjo është katastrofale për gjendjen ku momentalisht gjendemi. Thuajse tash 70 për qind të kohës nuk mund të dalim me makinë për shkak të kësaj gjendje, u shpreh më tej Reçica.

Mirsad Krasniqi shprehet se qytetarët duhet të kenë më shumë kujdes me shpenzimet.

Duhet t’i ulim ato shpenzime se kemi ardhur me veturë mos të vijmë më me veturë, le të vijmë me autobusë. Nuk ka pikë që nuk shkon autobusi. E kalon rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë e sheh se në autobus është vetëm shoferi, kështu është çdokund”, tha Krasniqi.

Ministria e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit ka njoftuar se çmimi i naftës të dielën (12 prill) ishte 1.84 centë për litër, benzina 1.44 centë, ndërsa gazi 0.89 centë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026