Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon. E derisa Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje për ta shfrytëzuar momentin e fundit për t’u lidhur me këtë projekt, Qeveria e Kosovës ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar.
Për një vend si Kosova, ku rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet ende nga qymyri, dhe vetëm rreth 10 për qind vjen nga burime të ripërtëritshme si uji, era dhe dielli, gazi mund të shërbejë si alternativë për të thyer varësinë e thellë nga një burim i vetëm.
Në iniciativa të rëndësishme kanë hyrë: Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, përfshirë edhe në një projekt të madh për ndërtimin e një tubacioni gazi që synon ta shkëpusë Sarajevën nga furnizimet ruse.
Ndërkohë ishte e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes projektit për gazin e lëngshëm natyror (LNG), duke thënë se kjo do t’i ndihmonte ta sigurojë të ardhmen e vet energjetike.Këto të dhëna tregojnë një rritje nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025.
“Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj”, shkroi ajo.
Haxhimusa tha se Ferizaj si pozitë gjeografike do t’i përshtatej shumë vendosjes së impiantit për grumbullim dhe shpërndarje të gazit, pasi ka afërsi me qytete të mëdha si Prishtina, Gjilani e qytete tjera.
Haxhimusa u shpreh se në momentin që Kosova e pranon projektin e gazit amerikan, do të reduktohej ngarkesa mbi sistemin elektro-energjetik, si dhe nevoja për të ndërtuar kapacitete të reja gjeneruese të energjisë elektrike.
Se nuk duhet të ekzistojë diskutimi nëse nevojitet gazi amerikan Kosovës, për KosovaPress, e thotë edhe ish-kandidati i LDK-së për deputet nga Ferizaj, Visar Azemi.
“Nuk duhet me ekzistu diskutimi se a i nevojitet gazi Kosovës a jo dhe a duhet me ardhë. Pra, është me patjetër dhe është opsioni i vetëm që i ka mbetë Kosovës në tavolinë. Pra, duhet sa më shpejt me fillu në mënyrë që me u ndal importet e shtrenjta të energjisë dhe me u pamundësu mafia energjetike me vjelë Kosovën qysh e kanë vjelë për tërë këto vite. Ferizaj patjetër që është pikë strategjike sepse gazi nga Greqia kalon nëpër Maqedoninë e Veriut dhe pika e parë që mundet me qenë në Kosovë është Ferizaj. Edhe për shkak të mundësive që i ka si vend në zhvillim e sipër, por edhe për shkak të sigurisë së këtij aseti nga baza më e madhe amerikane që gjendet në Kosovë, pra Ferizaj pak a shumë i përmbush të gjitha kushtet dhe kriteret që duhet me i pas një qytet për me qenë pika grumbulluese dhe shpërndarëse e rrjetit të gazit të lëngshëm në Kosovë. Refuzimet të cilat kanë ndodhë, ju e dini që gazi ka qenë në tryezë të bisedimeve me qeverinë amerikane që nga viti 2019-20. Atëherë kur është refuzuar në kuadër të Kurtit 1, qeveria amerikane ka qenë bukur shumë e mërzitur për shkak se Kosova ka mund të jetë një nga nyjet kryesore të shpërndarjes së gazit jo vetëm për Kosovën por për Ballkanin Perëndimor”, tha Azemi për KosovaPres.
Azemi u shpreh se me ndërtimin e impiantit të grumbullit të gazit në Ferizaj, ky qytet do të përfitonte vende pune, e do të krijonte mundësi të reja për bizneset.
“Ajo është një e mirë për neve, sidomos për ferizajasit dhe për mbarë Kosovën. Mirëpo këta udhëheqësit tanë çka po bëjnë, çka po vendosin nuk po e dimë. Ishalla bëhet e na vjen gazi amerikan edhe stabilizohemi me rrymë e me të tjera. Po ndihmën më të madhe dhe përkrahjen më të madhe e kemi pasur prej Amerikës edhe e kemi, edhe besoj prapë s'ka me na lënë pa na ndihmu. Kështu që marrëzi është me kundërshtu këtë projekt”, tha Mustaf Kurteliqi.
E qytetari tjetër nga Ferizaj, Rexhep Sadiku, e cilësoi si gabim e tradhti mos-pranimin e projektit të gazit amerikan, pasi tha se është punuar me dekada të tëra që Kosova ta ketë Amerikën pran.Përndryshe, në Samitin Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur në shkurt në Uashington, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tani në detyrë, shprehu gatishmërinë e Kosovës për t’u furnizuar me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara, duke e përshkruar bashkëpunimin si “vendimtar” për një sektor të sigurt energjetik.
Megjithatë, në fillim të muajit qershor Prattipati i bëri thirrje Kosovës të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë.
Përmes një reagimi publik, Hoti ka deklaruar se refuzimi i këtij projekti nga Qeveria e Kosovës rrezikon ta lërë Kosovën si vendin e vetëm në Ballkanin Perëndimor jashtë një projekti rajonal energjetik, për të cilin, sipas tij, ka pasur mbështetje dhe insistim të vazhdueshëm nga administrata amerikane.
Hoti ka kundërshtuar argumentet e Qeverisë për refuzimin e projektit, duke vlerësuar se ato nuk qëndrojnë në aspektin ekonomik. Sipas tij, projekti i gazit është komplementar me strategjinë energjetike të Kosovës dhe do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve energjetike dhe rritjen e sigurisë së furnizimit.
Në fund, Hoti u ka bërë thirrje odave ekonomike, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve dhe qytetarëve që të bashkohen në një protestë demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.