IHMK tregon si do të jetë moti sot dhe jep këshilla për qytetarët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
IHMK tregon si do të jetë moti sot dhe jep këshilla për qytetarët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të shtunën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike do të jenë shumë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, veçanërisht për pjekjen e drithërave.
Instituti njofton se edhe kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e qytetarëve. Megjithatë, për shkak të temperaturave të larta dhe rrezatimit të fortë diellor gjatë mesditës dhe pasdites, rekomandohet shmangia e ekspozimit të panevojshëm në diell, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe mbrojtja nga rrezet UV.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.