Nura: Lushtaku s’ka ftesë për intervistim, kur të ketë do t’i përgjigjet pozitivisht
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nura: Lushtaku s’ka ftesë për intervistim, kur të ketë do t’i përgjigjet pozitivisht
Fadil Nura
15/05/2026 - 12:23
Linku u kopjua

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, nuk ka ftesë zyrtare për intervistim nga policia apo prokuroria për incidentin e djeshëm.

Nura tha sot në një konferencë për media në Skenderaj se ka qenë në kontakt me organet e stacionit të policisë deri në ora 16:00, dhe se në momentin që do të ketë ftesë për intervistim për Lushtakun, ai do t’i përgjigjet pozitivisht.

“Deri në ora 16:00 kam qenë në kontakt me organet e stacionit të policisë dhe kam shprehur gatishmërinë që t’iu përgjigjemi intervistës në rast nevoje. Përndryshe ftesë zyrtare ende s’kemi si institucion. Jemi duke pritur, në momentin që do të vijë një ftesë zyrtare, Lushtaku do t’i përgjigjet. Sot ka dalur në punë”, tha Nura, raporton KosovaPress.  

Tutje, Nura tha se sipas informacioneve që kanë, Lushtaku s’ka qenë i përfshirë direkt në incident, por këtë çështje do ta zbardhin organet përgjegjëse.

“Dy zyrtarë që nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes, janë ndaluar në polici nga dje pasdite. Ekzistojnë dëshmi për këtë çështje. Po ashtu, e shprehim indinjatën e thellë si institucion për prezencën e mbrëmshme të masës policore të jashtëzakonshme që kanë qenë në Skenderaj deri pas mesnate. Konsiderojmë që është krejtësisht e panevojshme”, tha Nura.

Dje në një kafiteri në qendër të Skenderajt ka ndodhur një incident ku zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, pretendon se është sulmuar nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lëvizja Vetëvendosje më pas publikoi fotografi të Mehanit ku shihej se ai kishte lëndime në fytyrë, ndërsa Lushtaku përmes një reagimi në “Facebook” tha se etiketat si "Sami Serbia" qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026