Hoffenheim e lë jashtë Fisnik Asllanin, sulmuesi kosovar drejt largimit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hoffenheim e lë jashtë Fisnik Asllanin, sulmuesi kosovar drejt largimit
Fisnik Asllani
19/07/2026 - 20:37
Linku u kopjua

Fisnik Asllani duket gjithnjë e më pranë largimit nga TSG Hoffenheim, pasi mungesa e tij në ndeshjen e parë miqësore parasezonale ndaj SGV Heilbronn-Freiberg është interpretuar si një sinjal i qartë se klubi po përgatitet për transferimin e sulmuesit.

Sipas raportimeve, Hoffenheim ka vendosur të mos e aktivizojë 23-vjeçarin për të shmangur çdo rrezik të mundshëm dëmtimi, në kohën kur interesimi për të është në rritje. Asllani vjen pas një sezoni të shkëlqyer, ku realizoi 18 gola në 33 paraqitje në Bundesligë, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Sulmuesi kosovar mund të largohet nga Hoffenheim përmes klauzolës së lirimit, e cila raportohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Aktualisht, RB Leipzig konsiderohet favorit për të siguruar shërbimet e Asllanit, megjithëse klubi nga Saksonia pritet fillimisht të krijojë hapësirë në skuadër përpara se të finalizojë transferimin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026