​Haaland: Shanset e Norvegjisë kundër Brazilit janë ‘shumë të pakta’
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Haaland: Shanset e Norvegjisë kundër Brazilit janë ‘shumë të pakta’
haaland norway
01/07/2026 - 15:24
Linku u kopjua

Sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haaland, i cili shënoi golin e fitores në fitoren 2-1 kundër Bregut të Fildishtë, theksoi se skandinavët kanë shumë pak shanse për të bërë një përmbysje kundër Brazilit kur të dy vendet përballen në raundin e 16-tave në Kupën e Botës.

Derisa u pyet për shanset e Norvegjisë kundër Brazilit, ai ishte shumë i sinqertë për shanset e Norvegjisë. Por Haaland është ende optimist.

“Shumë të pakta. Askush nuk e priste që ne të arrinim deri këtu. Brazili na pret në 16 të finales. Do të jetë një sfidë fantastike”, tha Haaland.

Duke folur për FIFA-n pas ndeshjes, sulmuesi i Manchester City-t u shpreh i emocionuar për rrugëtimin në Botëror.

“Është histori, ndihet e pabesueshme. Ne arritëm të kualifikohemi për herë të parë në 28 vjet, arritëm të kalojmë fazën e grupeve dhe tani kemi arritur të kalojmë në raundin tjetër dhe të takohemi në New York”, shtoi Haaland.

Norvegjia do të përballet me Brazilin në stadiumin “MetLife” në New Jersey. Fituesit do të takohen në çerekfinale me fituesit e ndeshjeve Meksikë-Ekuador dhe Angli-Kongo.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026